Thiago Silva arrin marrëveshje verbale me Fluminensen
Ylli i Chelseat, Thiago Silva është gati të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë verës, pasi arriti një marrëveshje verbale me Fluminensen
39-vjeçari ka vendosur të largohet nga Chelsea pasi është në prag të bashkimit me gjigantin brazilian Fluminensen në një transferim të lirë në fund të sezonit 2023/24, raporton “Goal”, përcjell “Zëri”.
Mbrojtësi veteran tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Fluminensen dhe do të nënshkruajë zyrtarisht për ta pasi t'i skadojë kontrata me blutë më 30 qershor.
Pas humbjes së rëndë të klubit në gjysmëfinalen e Kupës FA javën e kaluar kundër Manchester Cityt, Silva zbuloi se ai ka vendosur për të ardhmen e tij, megjithatë, ai nuk donte të jepte detaje menjëherë pas largimit të tyre nga kompeticioni i kupës.
Ish-ylli i Milanit dhe Paris Saint-Germainit është paraqitur në 32 ndeshje në të gjitha garat për skuadrën e Londrës Perëndimore këtë sezon, duke shënuar katër gola. /Zëri