Bie fasada e ndërtesës, intervenojnë zjarrfikësit dhe inspeksioni komunal [foto]

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë, duke rrezikuar qytetarët.

Mirëpo fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime, ndërsa tani vendi i ngjarjes është siguruar nga zjarrfikësit. Të pranishëm janë edhe nga Inspeksioni i Komunës së Prishtinës. /EO