Zbulohet një varr masiv me 300 trupa në spitalin e Gazës
Një varr masiv me gati 300 trupa është zbuluar në një spital në qytetin jugor të Gazës, në Khan Younis, thanë të hënën punonjësit e Mbrojtjes Civile të Gazës, pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona në fillim të këtij muaji.
Drejtor i Mbrojtjes Civile në Khan Younis, Yamen Abu Suleiman, tha për CNN të hënën se "sot 73 trupa u gjetën" në oborrin e kompleksit mjekësor “Nasser”, i cili e çoi "numrin e përgjithshëm në 283".
Sulejmani pretendoi se disa prej trupave ishin gjetur me duar dhe këmbë të lidhura, “dhe kishte shenja të ekzekutimeve në terren. Nuk e dimë nëse janë varrosur të gjallë ose janë ekzekutuar. Shumica e trupave janë të dekompozuar”.
Sipas dëshmitarëve, njerëzit kishin varrosur trupat e anëtarëve të familjes që ishin vrarë në mjediset e spitalit në janar si masë e përkohshme. Kur u kthyen pas tërheqjes izraelite, ata gjetën se trupat ishin zhvarrosur, me sa duket sepse IDF-ja po përdorte testin e ADN-së për të përcaktuar nëse ndonjë nga pengjet e mbajtura në Gazë ishte mes të vdekurve. /A2cnn