Del videoja e aksidentit në Veternik, ku vetura u përplas me pompën e derivateve [video]

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në mbrëmje, kur një veturë është përplasur me një pompë të derivateve.

Rasti ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, ndërsa grupi “Marakli t’kerreve” kanë publikuar pamje kur shihet se vetura e tipit “Golf 7” “fluturon” dhe përplaset me pompën e derivateve.

Më poshtë mund të shihni videon nga momenti i aksidentit. /Zëri