Ndalohet serbi në Joshanicë të Leposaviqit, pati gjëra në vlerë të një mijë eurove në veturë
Policia ka njoftuar se në fshatin Joshanicë në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, që shofer kishte një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet se ka hyrë në Kosovë nga Serbia nëpër rrugët ilegale.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti në veturë kishte të ngarkuara gjësende të ndryshme me vlerë rreth 1 mijë euro.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa vetura është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.