Menaxheri i Ballkanit: S’e kemi sulmuar askënd nga Drita, le t’i nxjerrin faktet

Në Suharekë u zhvillua derbi i madh për titull kampioni mes Ballkanit dhe Dritës, i cili përfundoi 2:2.

Ishte ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar, ndërsa pati edhe fund dramatik.

Por, pas ndeshjes duket se ka pasur përleshje fizike.

Drejtori i Dritës, Feti Murseli rrëfeu për "Express" se janë sulmuar fizikisht rrugës për në dhomat e zhveshjes, teksa përmendi emrin e menaxherit të Ballkanit, Idriz Hajrizit.

Kurse, tani "Express" ka kontaktuar me Hajrizin, i cili mohoi se e kanë sulmuar dikë.

“Nuk është e vërtetë që e kemi sulmuar dikënd. Nëse e kanë ndonjë fakt, le ta qesin. Ju siguroj që nuk shkoj më në stadium nëse dikënd e kemi sulmu”, tha ai.