Në fundjavë do të zhvillohen gjysmëfinalet e para të play-offit

Final 4 i Superligës së Kosovës në basketboll nis këtë fundjavë.

Katër skuadrat më të mira këtë edicion do të luftojnë për t’u shpallur kampion i Kosovës.

Trepça si lidere dhe Peja si e dyta u kualifikuan direkt në gjysmëfinale, kurse Ylli dhe Sigal Prishtina e patën një pengesë fillimisht.

Ylli shënoi dy fitore radhazi ndaj Bashkimit për t’u kualifikuar në mesin e katër më të mirëve.

Ndërsa, Sigal Prishtina u desh të djersitej më shumë, duke e eliminuar Vëllaznimin pas tri ndeshjeve. E në fundjavë nisin gjysmëfinalet.

Peja e pret Yllin në “Karagaqi”, kurse Trepça do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës.

Ekipi që shënon dy fitore kualifikohet në finalen e madhe.