Danilo ka të ngjarë të qëndrojë në Juventus deri në vitin 2026

Mbrojtësi brazilian, Danilo, mund të qëndrojë në Juventus edhe për disa vjet.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, braziliani ka të ngjarë të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në verën e vitit 2026.

Kontrata e Danilos me Juventusin është e vlefshme deri në qershor 2025, por gjithashtu përfshin një opsion për t’u zgjatur deri në vitin 2026.

Opsioni aktivizohet nëse Danilo do të luajë të paktën 50% të ndeshjeve të sezonit të ardhshëm.

Romano shton se prioriteti i Danilos mbetet të qëndrojë në Juve edhe për sezonin e ardhshëm. /Zëri