Digjet një veturë në Leposaviq

Një veturë është përfshirë nga zjarri të mërkurën pasmesnate në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar, transmeton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se vetura e tij është djegur nga person/a të panjohur. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri