Real Madridi mposht Man Cityn pas penalltive dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Real Madridi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Manchester Cityn.
U deshën që të bëhet ekzekutimi i penalltive që të caktohet fituesi i kësaj ndeshjeje.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat baras 1-1, ku më pas shkoi në vazhdime, megjithatë as vazhdimet nuk sollën fitues duke shkuar në penallti.
Golin për Cityn e shënoi De Bryune (64’) dhe për Realin realizoi Rodrygo (12’).
Kësisoj, Real Madridi arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit dhe do të përballet me Bayern Munichun. /Zëri