Bayern Munichu mposht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Bayern Munichu ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Arsenalin.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” përfundoi me rezultat 1-0, kurse me atë të përgjithshëm triumfoi 3-2.
Kimmich ishte golashënuesi në minutën e 63-të duke ia siguruar fitoren bavarezëve dhe i dërguar në gjysmëfinale të Championsit.
Bayern Munichu në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Man City-Real Madrid. /Zëri