Maserati zbulon GranCabrio Folgore elektrik
Prodhuesi italian i automjeteve luksoze Maserati ka shpalosur një kabrio tërësisht elektrik.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për GranCabrio Folgore, me tre motorë dhe një bateri 92.5 kWh në gjendje të japë rreth 750 kuaj fuqi.
GranCabrio Folgore është i fundit nga tre modelet Trident që ka marrë një përmirësim të baterisë elektrike.
Me këtë kompania synon që e gjithë gama e saj Maserati të funksionojë vetëm me energji elektrike deri në vitin 2028.
I cilësuar si “kabrioni i parë luksoz plotësisht elektrik në treg”, GranCabrio Folgore mburret me tre motorë të fuqishëm.
Me një shpejtësi maksimale prej 290 km/h ajo mund të arrijë një përshpejtim nga 0-100 km/h në vetëm 2.8 sekonda. /telegrafi