Krasniqi paralajmëron agresivitet të shtuar të Serbisë: 21 prilli paraqet një rast për eskalim drejt konfliktit

Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas profesorit Krasniqi, Serbia ka nisur të aktrojë rolin e viktimës dhe t’ia faturojë Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se mund të ketë agresivitet të Serbisë drejt Kosovës.

“Tash që rasti i Banjskës u minimizua, mund të ketë agresivitet të shtuar të Serbisë drejt Kosovës, po edhe të serbëve në Kosovë. 21 prilli paraqet një rast për eskalim drejt konfliktit. Ndërsa bllokimi i autobusëve në Serbi mund të jetë vetëm fillimi i një serie të re të presioneve. E kam thënë shumë herë: nuk ka zgjidhje policore për veriun. Nuk ka zgjidhje në stilin ‘merre ose lëre’. Vetëm zgjidhja politike e negociuar shmang rrezikun e konfliktit”, shkroi Krasniqi.