Lirohet Fahri Fazliu
Gjykata Speciale e ka liruar Fahri Fazliun e ri, pas arrestimit në mëngjes.
Siç mësohet, Fazliut i është konfiskuar telefoni nga Specialja. Telefoni iu konfiskua në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.
Deri më tani s’ka informacione për arsyen e arrestimit të tij. Fahri Fazliu është nipi i dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.
Muaj më parë Specialja ia bastisi banesën babait të Fahri Fazliut, Fadil Fazliut. /EO