Arrestohet Akil Gjakova në pikën kufitare të Vërmicës

Policia e Kosovës ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po, është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë. Të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e mbajtës për 48 orë”, tha Rugova.