Vjehrri, nusja dhe kunata përleshen mes vete në Fushë-Kosovë
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë.
Pas një mosmarrëveshjeje në një konfrontim fizik janë përfshirë anëtarët e familjes, vjehrri, nusja dhe kuanta, ku si pasojë kanë pësuar lëndime, transmeton Zeri.info.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje të anëtarëve të familjes, një mashkull kosovar (vjehrri) dhe dy femra kosovare (nusja dhe kunata) ka ardhur deri te shtyrja në mes tyre me ç’rast të njëjtët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri