Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE
Pak orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka reaguar avokati dhe analisti politik serb, Çedomir Stojkoviq.
Stojkoviqi, duke ironizuar me presidentët serbë ka treguar ku ishin ata kur Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe sot kur Asambleja Parlamentare votoi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kur Kosova e shpalli pavarësinë, Boris Tadiq [presidenti i atëhershëm serb] iku në Rumani. Kur Kosova u pranua në Këshillin e Evropës, Aleksandar Vuçiq iku në Bosnjë”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.
Kad je Kosovo proglasilo nezavisnost Boris Tadië pobegao u Rumuniju
— Advokat ëedomir Stojkovië ë (@FIGHT_4_RIGHT_S) April 16, 2024
Kada je Kosovo primano u Savet Evrope Aleksandar Vuëië pobegao u Bosnu.