Hoxhaj: Falenderoj anëtarët e Asamblesë që votuan pro Kosovës
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu është gezuar lajmit për mbështetjen që Kosova mori në Strasburg, në votimin e anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur lajm të madh që Asambleja i tha po anëtarësimit të Kosovës në KiE.
"LAJM I MADH! Iu hap porta Kosovës për t'u anëtarësuar në organizatën më të vjetër në Evropë - Këshill të Evropës, pas votimit të deputetëve të Asamblesë Parlamentare. Presim rezultatin pozitiv pas një muaji! Urime të gjithëve!", ka shkruar Hoxhaj.
E në rrjeton social X, Hoxhaj ka shkruar se i falenderon të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që votuan për ta mbështetur Kosovën në anëtarësim në KE, kurse tha se i urren të gjitjë pro rusët dhe anti evropianët që nuk e bënë atë!
"Falënderoj të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare, të cilët votuan në mbështetje të Kosovës për t'iu bashkuar KE-së! I urrej të gjithë deputetët pro rusë dhe anti-evropianë që nuk e bënë këtë! Urime te gjitheve!".