Zendaya megapopullore, ylli i kësaj romance në natën CineLady më 25 prill në Cinestar Megaplex
Është koha e duhur për një mbrëmje kualitative me shoqe për t'u mbajtur mend, dhe kjo është e garantuar me eventin CineLady në CineStar! Këtë pranverë, më saktë, më 25 Prill, në dramën romantike ‘’Challengers’’, një kryevepër kinematografike që shfaq Zendaya në rolin e saj më transformues deri më tani. Dhe së bashku me shfaqjen e Parapremierës, e dini se ju pret pija e mirëseardhjeje dhe dhurata nga partnerët tonë: Borboleta, Yves Rocher, Maxx Group me brendin Scotch & Soda, Essence, Next Dental Care, Next Facial Care, libraria Dukagjini.
Challengers është udhëtim intensiv përmes dinamikës së marrëdhënieve, pushtetit dhe sportit, i sjellë në jetë nga vizioni i regjisorit Luca Guadagnino (Suspiria, Call Me by Your Name). Le të të magjepsë edhe ty historia e fitores, humbjes, pasionit dhe sportit me një grua fatale dhe dy burra.
Zendaya luan Tashi Duncan, një fëmijë i super talentuar në tenis, fuqia e të cilit shtrihet shumë përtej fushave të tenisit. Ky rrëfim i drejtuar nga personazhet gërsheton një përrallë të ndërlikuar dashurie, kontrolli dhe konkurrence që do t'ju lërë pa frymë.
Filmi eksploron një perspektivë të pazakontë të përmirësuar nga performanca e fuqishme e Zendaya. Interpretimi i saj i Tashi Duncan-it e sjell personazhin në jetë me një hijeshi që është sa intensive, aq dhe delikate. Skenari, i pasur me dialogë të mprehtë dhe momente mbresëlënëse, premton t'ju mbajë të lidhur deri në fund.
Me një partiturë nga Trent Reznor, Challengers është kënaqësi për veshët dhe sytë. Dinamizmi i stilit pamor, së bashku me portretizimin e stilizuar të personazheve, përcaktojnë një nivel të ri të estetikës së filmit.
Challengers, i shpërndarë nga Blitz, është më shumë se një film sportiv – është një reflektim i betejave që të gjithë ndonjëherë luftojmë në jetë dhe dashuri, është gjithashtu një film për të cilin të gjithë do të flasin.
Zendaya është aktualisht në promovimin mbarëbotëror të filmit, e pranishme gjithmonë me një kod veshjeje të bardhë që përshtatet në mënyrë të përkryer me temën e filmit, ndaj ftojmë të gjithë vizitorët të vijnë në shfaqjet e CineLady të veshura me ngjyrë të bardhë, që të dukeni si Tashi (Zendaya).
Biletat janë në shitje në cinestarcinemas-ks.eu përmes apliakcionit CineStar Cinemas Kosovo, ose në arkat e kinemasë dhe ju këshillojmë të siguroni vendin tuaj në kohë, sepse kjo mbrëmje nuk duhet humbur!
Shihemi në CineStar!
Facebook: @CineStar Cinemas Kosovo
Instagram: @ cinestarcinemas_ks
TikTok: @cinestarcinemas
YouTube: CineStar Cinemas Kosova