Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun
Liami shkaktoi shqetësim te banorët që në mëngjes, kur mori dy tenxhere dhe filloi t’u binte atyre në krevat.
Kjo zhurmë si duket ka shqetësuar më së shumti Eglën, e cila u ankua se kishte një dhimbje veshi derisa u pa e përlotur.
“Po pres mjekun”, u thoshte Egla banorëve të tjerë, të cilët u afruan për t’i dhënë kurajë.
“Po flisja me Jetmirin, dhe [Liami] më erdhi me dy tasa nga ato të kusive që ziejmë, m’i përplasi shumë afër dhe më trembi me thënë të drejtën”, theksoi ajo mes të tjerash.
Të indinjuar me veprimin e Liamit u shprehën edhe banorët e tjerë dhe në mesin e tyre që kritikonte veprimin ishte edhe Romeo. /Telegrafi