Gruaja e vrarë në Pejë ishte punëtore shëndetësore
Gruaja e vrarë sot në Pejë, Gjyljeta Ukella, ishte punëtore shëndetësore.
Ajo ka punuar si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë, shkruan Zeri.info.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, përmes një njoftimi.
Njoftim i plotë:
Njoftim!
Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëtores shëndetësore të stomatologjisë, të ndjerës Gjyljeta Ukella.
E ndjera Gjyljetë për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
Do të mbetet në kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizuar personalitetin e Gjyljetes.
U prehsh në parajsë!