MASHTI i përgjigjet KQZ-së: Shkollat janë kompetencë e komunave
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit i ka thënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se kërkesa për sigurimin e qasjes dhe funksionalitetit të qendrave të votimit për procesin e votimin për apo kundër largimit të kryetarëve në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, duhet t’i drejtohet kryetarëve të komunave.
Ministria i është përgjigjur KQZ-së se shkollat janë kompetencë e komunave.
“Në bazë të nenit 7 të Ligjit të Arsimit Parauniversitar dhe nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, shkollat janë kompetencë e komunave, përkatësisht komunat kanë kompetencë ekskluzive për shkollat në territorin e tyre”, ka thënë MASHTI në përgjigje.
KQZ-ja u ka shkruar kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me mundësitë e shfrytëzimit të shkollave si qendra votimi më 21 prill.