Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutash

Një grua ka sulmuar një grua tjetër në Prishtinë, e cila ishte kalimtare e rastit, në rrugën “Tringë Ismajli”.

Para pak minutash në kryeqytet ka ndodhur një sulm i papritur ndaj një viktime grua.

E dyshuara, e cila po bërtiste me të madhe në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, për disa minuta, në një moment ka sulmuar dy gra të tjera, por njërën edhe e ka rrahur fizikisht.

“Metro” ka siguruar pamjet e këtij sulmi, derisa për më pak se dy minuta policia ka arritur në vendngjarje dhe e ka arrestuar të dyshuarën.