Regjistrimi i popullsisë, nis regjistrimi online i diasporës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka lansuar platformën online për regjistrimin e diasporës në Regjistrimin e Popullsisë.

ASK-ja ka ftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi pë ta bërë regjistrimin online në linkun: https://ediaspora.rks-gov.net/

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024.

Aplikacioni është i disponueshëm në 3 gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht./Zëri