Këto shtatë shenja, tregojnë se jeni në prag të menopauzës

Perimenopauza është faza përpara se të shkoni drejt menopauzës dhe kjo periudhë zgjat nga katër deri në tetë vjet.

Në një kohë kur nivelet e estrogjenit bien, kjo fazë sjell një sërë simptomash të ndryshme, të cilat ndryshojnë nga njëra grua tek tjetra.

Ndryshime të ciklit menstrual

Një nga shenjat më të hershme që mund të jeni duke kaluar nëpër menopauzë? Sipas klinikës Mayo, kjo ndodh për shkak të reduktimit gradual të estrogjenit, gjë që ndikon në ovulim, pra që koha midis periodave mund të ndryshojë.

Afshet e nxehta

Një simptomë e zakonshme e menopauzës janë afshet e nxehta. Kjo ndjesi që ndihet më shumë në zonën e fytyrës, qafës dhe gjoksit, shkakton djersitje dhe skuqje të lëkurës.

Ndryshime të libidos (dëshirës seksuale)

Dëshira juaj seksuale, ose libidoja, ndryshon ndërsa trupi juaj ndryshon. Ky ndryshim nxitet kryesisht nga luhatjet hormonale, veçanërisht nga ulja e niveleve të estrogjenit.

Vështirësi për të fjetur

Pavarësisht nëse zgjoheni shpesh gjatë natës ose nuk mund të flini rehat, problemet me të fjeturin janë një tjetër shenjë kyçe e menopauzës. Ju gjithashtu mund të vini re se ndiheni të lodhur gjithë kohës, me luhatje emocionale etj.

Ndryshimet e humorit

Shumë gra kanë folur për problemet e shëndetit mendor që mund të shoqërojnë paramenopauzën, nga ankthi te depresioni. Luhatjet e humorit, ndjesitë e çuditshme janë pjesë e kësaj faze.

Shtim në peshë

Ngadalësimi i metabolizmit, çon edhe në shtim peshe dhe kjo është një simptomë standard që ndikon në shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor të grave. Luhatjet e niveleve të estrogjenit kanë shumë ndikim në këtë çështje, gjë që çon edhe në ulje të masës muskulore, rritje të masës yndyrore etj.

Thatësi vaginale

Gati 80% e grave e përjetojnë thatësinë vaginale gjatë menopauzës, shkruan anabael. Infeksionet e traktit urinar, njëherësh edhe ato vaginalet janë të tjera shenja të kësaj periudhe jete për gratë.