Sulmuan fizikisht një punëtor të burgut, arrestohen katër persona në Prishtinë

Katër persona (tre burra dhe një grua) janë arrestuar, pasi në bashkëveprim kanë sulmuar fizikisht një punëtor të burgut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 03:20, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. 'Ahmet Krasniqi', Prishtinë / 08.04.2024 – 03:20. Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër, kosovarë, pasi në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut). Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.