Ja lëngu që duhet të pish për më shumë energji

Në rrjete sociale po promovohet shumë si pjesë e një rutine të shëndetshme konsumimi i lëngut të panxharit.

Nutricionistja klinike, Evelina Sabonaityte, ka zbuluar për Vogue një listë me gjithë të mirat që vijnë nga ky lëng, i cili nuk është nga të gjithë aq i preferuar.

Panxhari është një thesar me përmbajtje vitaminash dhe mineralesh si: magnez, potasium, hekur dhe vitaminë C.

Ky perim ka përmbajtje nitrati që kthehet në nitrik oksid kur hyn në trup. Përbërësi ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe është i rëndësishëm për mirëmbajtjen e sistemit kardiovaskular.

Përmbajtja e betainës ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e veshkës nga toksinat dhe largon inflamacionin.

Gjithashtu, sipas anabel, lëngu i panxharit ka kontribut direkt në shëndetin e kockave dhe rrit ndjeshëm performancën në sporte prej përqendrimit të nitrateve.

Studiuesit kanë zbuluar se panxhari ka përmbajtje uridine që është një substancë, e cila mban dopaminën në nivel normal duke ndihmuar me stresin dhe ankthin.