Sot eklipsi total diellor që pritet të zgjasë 4 minuta, ja ku mund ta ndiqni live
Një eklips i plotë diellor pritet të ndodhë sot.
Ky eklips do të jetë i dukshëm në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke pasur mundësinë kështu ta shohin rreth 32 milionë njerëz në SHBA.
Sipas NASA-as, do të zgjasë deri në 4 minuta. Eklipsi do të zhvillohet rreth orës 18:38 pasdite deri në orën 21:52.
Eklipsi do të transmetohet nga agjencia amerikane e hapësirës në faqen e internetit të NASA-s dhe në YouTube.