Meshkujt të cilët ju bëjnë këto pesë pyetje janë bindshëm më të mirët në seks
Orgazma e paharrueshme ju pret, nëse për të jeni të gatshëm të bisedoni. Ja sesi t’i shtroni pesë pyetje të cilat mund të avancojnë cilësinë e jetës suaj seksuale.
1. Cilat janë përvojat tuaja më interesante (me këdo qoftë ndonjëherë)? Çka dëshironi më së shumti te ato përvoja?
Për këtë mund të mendoni edhe disa ditë, të shkruani në letër nëse ju kujtohet diçka kalimthi, bisedoni për të.
Disa përvoja dëshironi t’i mbani në të kaluarën, mirëpo nëse konsideroni që është në rregull që diçka të ndani me partnerin e tashëm – mos u hamendni.
2. Si duket jeta juaj ideale seksuale? Cilin lloj të përmbajtjes emocionale dëshironi ta realizoni?
A e doni seksin në mëngjes, që të përkëdheleni, të aplikoni efektet e lidhjes… çka do që të dëshironi, është e lejuar të kërkoni.
Mendoni për këtë, bisedoni dhe gjeni zgjidhjen e cila ju përshtatet të dyve, transmeton Telegrafi.
3. Çka dëshironi në jetën tuaj aktuale seksuale?
Ajo që juve ju duket përgjigje më e thjeshtë mund të jetë plotësisht shokuese për palën tjetër. Ekzistojnë gjëra të cilat mund t’i dëgjoni, ndërkaq për to kurrë të mos keni menduar.
Surprizat e vogla janë ato që këto pyetje i bëjnë të vlefshme. Edhe pse jeni bashkë me partnerin tashmë me vite të tëra, kjo nuk do të thotë që i dini të gjitha gjërat.
4. A ekziston diçka që do të kishit dëshiruar ta bënit më shpesh?
Në disa poza mbase do të ndiheshit jo të sigurt, mirëpo cilat do që të jenë arsyet, është mirë të flisni për to.
Mbase do të keni edhe ide të reja të cilat do t’i shtonit.
5. A ekziston diçka që tashmë dëshironi ta provoni, mirëpo nuk jeni të sigurt që ju lejohet që ta bënit?
Komunikimi është pjesë e rëndësishme e lidhjes, mirëpo mos e anashkaloni kur të bëni seks.
Nëse bisedoni haptas, mundeni veten ta kurseni nga mundimet. Jeta juaj e re seksuale mund të fillojë që sot.