Si të mbani në kontroll aciditetin e stomakut gjate agjerimit
Agjërimi besohet të ndihmojë organizmin të vetë-pastrohet nga toksinat.
Këto të fundit, janë përgjegjëse për shumë probleme shëndetësore me të cilat përballemi çdo ditë.
Agjërimi nuk është vetëm i nxitur nga feja dhe sot po këshillohet si mënyrë trajtimi për shumë probleme shëndetësore si artriti apo fertiliteti.
Duke lënë fenë mënjanë, nëse secili prej jush dëshiron të zbatojë kufizime në ushqyerje, duhet pikë së pari të konsultohet me një mjek.
Shqetësimi i parë që del në pah gjatë zbatimit të një regjimi të tillë është dhimbja e stomakut që mund të zgjasë për 3 deri në 4 ditë.
Kjo dhimbje ndodh për shkak të aciditetit në stomak që mbetet në nivele të larta për shkak të mungesës së gjatë të ushqimit ccdo ditë.
Për këtë arsye, ekspertët e AgroWeb.org thonë se dy janë këshillat më të përshtatshme për njerëzit që agjërojnë dhe kanë probleme me stomakun dhe aciditetin e lartë.
Uji
Pini ujë të vakët ose të ngrohtë në të dyja vaktet e lejuara.
Sipas ekspertëve, uji i vakët ose i ngrohtë do të qetësojë stomakun më shumë se uji i ftohtë.
Ky i fundit ka efekt acarues dhe nxit kontraktime të muskujve apo edhe dhimbje të forta.
Uji duhet pirë në sasi të vogla dhe jo me gllënka të mëdha.
Nëse pini shumë ujë, stomaku do të perceptojë bollëk ushqimor dhe do të prodhojë më shumë aciditet për të tretur ushqimin e munguar.
Gjumi
Nëse keni probleme me stomakun dhe vuani nga urthi apo edhe aciditeti i lartë përpiquni të flini me kokën të ngritur lehtë.
Nëse ju flini me trupin drejt, acidet në stomak do ta kenë më të lehtë të ngjiten lart drejt ezofagut dhe e gjithë kjo parehati do ju lërë pa gjumë.
Kur trupi të mësohet me ritmin e agjërimit, stomaku do të sekretojë më pak aciditet dhe trupi do të jetë më i pastër nga bakteret dhe toksinat e dëmshme.