Çfarë sasie të ujit duhet të pini gjatë ngrënies së ushqimit?

A është e mirë apo e keqe pirja e ujit në tavolinë gjatë vakteve ? Disa njerëz besojnë se duhet të shmangni pirjen gjatë ngrënies, por kjo nuk është absolutisht e vërtetë, siç e përsërisin shumë ekspertë të shëndetit.

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të shëndetit, nuk duhet të pini më shumë se dy ose tre gota ujë në vakt (maksimumi 600-700 ml, si të thuash). Pirja e tij ndihmon për t’i bërë ushqimet më të tretshme dhe na ndihmon si gjatë ngrënies ashtu edhe në fazat pasuese. Pirja e një gote me ujë para se të hahet mund të rrisë ndjenjën e ngopjes, por disa kërkime tregojnë se nuk ka asnjë efekt tek ata që përpiqen të humbin peshë .

Ata që nuk pinë ujë gjatë vakteve përballen me probleme të ndryshme në lidhje me tretjen. Por edhe ata që pinë shumë, sepse sasitë e tepërta të lëngjeve mund të ngadalësojnë punën e lëngjeve gastrike dhe për rrjedhojë të zgjasin procesin e tretjes . Për këtë arsye rekomandohet të mos konsumoni më shumë se tre gota ujë në drekë apo darkë.

Për më tepër, ekspertët theksojnë se nuk është e vërtetë që uji të shëndosh. Nuk ka kalori dhe për këtë arsye kjo deklaratë është e pasaktë.

Pra, po për gotën me ujë në tavolinë, pa tejkaluar dozat e rekomanduara. Gjithmonë duke pasur parasysh se çdo ditë duhet të pimë të paktën 1.5 litër ujë.