Sarrazini në Beograd, nesër takon Vuçiqin

Emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Emanuel Sarrazin, nesër në Beograd do takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi është paraparë të mbahet në ora 12.30 në presidencën e Serbisë.

Media serbe raportojnë se temë diskutimi e këtij takimi është çështja e Kosovës, me theks zhvillimet e fundit për çështjen e dinarit, si dhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.