Aksident mes një kamioni dhe një veture në Shkodër, lëndohen nënë e bir

Një aksident mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur në Shkodër, nga ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë nënë e bir, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Kamioni me drejtues 55-vjeçarin M.M., është është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.Si pasojë janë dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. /tch