Haderxhonaj: Beteja e Koshares bashkoi të gjithë shqiptarët

Në 25-vjetorin e shënimit të Betejës së Koshares, e për nder të kësaj u mbajt seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.

E prezent në këtë seancë ishte edhe ish-komandanti, Fadil Haderxhonaj.

Për seancën e mbajtur në nder të kësaj beteje, për Haderxhonajn është një ndjenjë e veçantë.

“Është një ndjenjë e veçantë, për të gjithë neve që ishim pjesëtarë të asaj beteje. Janë ende të freskëta kujtimet edhe pse ka kaluar një çerek shekulli”, u shpreh Haderxhonaj.

Më tutje ish-komandanti tha se këtë betejë e veçojnë tri rrafshe, të cilat ai i shpjegoi tek e tek.

“Betejën e bëjnë të veçantë tri rrafshe, aspekti organizativ-ushtarak me një organikë të organizuar mirë ushtarake, përgatitje dhe stërvitje adekuate për të gjithë pjesëmarrësit e betejës si dhe mënyra e udhëheqjes dhe organizimi nga eprorët ushtarak me përvojë dhe të kalitur”.

“E dyta është që ka arrit efektin e vet si betejë, është edhe marrja e një objekti, kazerme ushtarake të forcave serbe, të një objekti shumë të fortifikuar”.

“Dhe ajo më kryesorja e më e rëndësishmja, thyerja e integritetit dhe sovranitetit territorial që po mendonte Serbia që e ka sovranitetit dhe integritetin”.

Po ashtu ai thotë se kjo betejë ka bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që kanë qenë.

“Beteja e Koshares i ka bashkuar të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm, në të gjitha trojet ku ka shqiptarë”. /klankosova