Dodiku flet për takimin Vuçiq - Shmidt, këtë të fundit e quan gënjeshtar
Republika Srpska do të miratojë ligjin e saj zgjedhor deri më 20 prill, tha presidenti i BeH nga entiteti Republika Srpska, Milorad Dodik.
Ai ka komentuar edhe takimin e paralajmëruar të përfaqësuesit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“E kuptojmë situatën në të cilën ndodhet presidenti Vuçiq”, tha Dodiku.
Ai shtoi se është kënaqur kur dëgjoi se në Serbi institucionet po e mirëpresin Schmidtin dhe përfaqësuesin e lartë.
“Gjithçka që ai dëshiron është të marrë një legjitimitet për veten e tij. Prandaj gënjen masivisht kur thotë se po e mbron Serbinë. Na tregoni një veprim që ata bënë, i cili ishte në favor të Republikës Srpska”, tha Dodiku.