Liderët kosovarë në 75-vjetorin e NATO-s: NATO-ja fati ynë, fati i Kosovës
Liderët e Kosovës e kanë kujtuar sot 75-vjetorin e themelimit të Aleancës Veriatlantike – NATO.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se NATO-ja është një zotim për brezat e ardhshëm se ata do të trashëgojnë një botë më të qetë dhe më të sigurt.
“NATO-ja është fati ynë. Është fati i Kosovës”, ka shkruar Osmani, transmeton Zeri.info.
Osmani ka theksuar se rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Aleancë nuk pushon, nuk lëkundet.
“Ne vazhdojmë të ecim përpara së bashku. Gjithmonë. #1NATO75vjet”, shkroi ajo në Twitter.
NATO is a pledge to future generations that they will inherit a world that is safer and more secure.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 4, 2024
NATO is our destiny. It's Kosovo's destiny.
Our journey towards joining the Alliance doesn't pause, it doesn't falter. We keep pushing forward together. Always. #1NATO75years pic.twitter.com/0C0Kv2Fqiz
Po ashtu, edhe kryeministri Albin Kurti, ka thënë se NATO-ja në Kosovë zë një vend të veçantë të vlerësimit, duke përmendur ndërhyrjen e vitit 1999 që ndalin gjenocidin në Kosovë.
“Sot shënohet 75-vjetori i një aleancë e palëkundur kushtuar mbrojtjes kolektive, promovimit të paqes dhe mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Ajo që filloi me 12 anëtarë themelues është rritur në një aleancë prej 32, të bashkuar në qëllim dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta”.
“Në Kosovë, NATO zë një vend të veçantë dhe vlerësohet pa masë dhe në përjetësi për ndërhyrjen e saj për të ndaluar gjenocidin. Ndërsa festojmë 75-vjetorin, ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dhe përkushtimin tonë për t'iu bashkuar kësaj aleance të nderuar”, ka shkruar Kurti. /Zëri
Today marks the 75th anniversary of @NATO, a steadfast alliance dedicated to collective defense, peace promotion, and safeguarding freedom and democracy. What began w/ 12 founding members has grown into an alliance of 32, united in purpose and commitment to shared values. pic.twitter.com/C5zezvUObO
— Albin Kurti (@albinkurti) April 4, 2024