Rasti i dytë i ndërprerjes së gjakderdhjes masive nga stomaku, Ovesco Klip kryhet në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia e Endoskopisë, për herë të dytë ka kryer ndërprerjen e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike, siç është Ovesco Klip.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se kjo procedurë është kryer te pacientja femër, 73-vjeçare, me inicialet L.S.

Derisa gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime.

“‘Ovesco Clip’ është një pjesë akcesore endoskopike inovative që siguron një kapje dhe komprimim të fortë të indeve pa shkaktuar ishemi ose çarje, i cili përdoret gjerësisht për mbylljen e defekteve jatrogjene gastrointestinale, perforimeve dhe gjakderdhjeve gastrointestinale”, thuhet në njoftimin e SHKUK-së. /Zëri