Fillon takimi trepalësh në Bruksel

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimit dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit serb.

Takimi trepalësh ka nisur rreth orës 10:30.

Takimi i fundit lidhur me këtë çështje është mbajtur më 25 mars, në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, kishte shprehur nevojën për një takim shtesë për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb.

Dy muaj më parë ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për transaksionet me para të gatshme, ku thuhet se e vetmja valutë zyrtare është euroja, duke përjashtuar kështu dinarin nga qarkullimi. /Telegrafi