Konjufca: Beteja e Koshares ia dha namin UÇK-së si një ushtri e aftë për ta sfiduar ushtrinë serbo-jugosllave

Sot, në 25-vjetorin e Betejës së Koshares, Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne.

Në këtë seancë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se themelimi i UÇK-së është një nga ngjarjet më të rëndësishme për Kosovën në vitet e fundit, ndërsa Beteja e Koshares është një nga betejat më të lavdishme të luftës për liri, raporton Zeri.info.

“Beteja e Koshares ia dha namin UÇK-së si një ushtri e aftë për ta sfiduar fuqishëm armatën serbo-jugsosllave, duke e bërë atë të paaftë për ta garantuar kufirin mes Kosovës e Shqipërisë që ishte vendosur”, u shpreh ai.

Konjufca ka thënë se Beteja e Koshares është sinonimi i më i mirë i betimit të ushtarit të Kosovës për lirinë.

“Kjo betejë shënon një përbashkim të lartë kombëtar, një gjithëpërfshirje të të gjitha trevave e luftëtarëve që merrnin pjesë nga të gjitha viset e kombit tonë, duke përfshirë edhe mërgatën tonë, e bën këtë betejë një nga betejat më domethënëse në kuptimin e mobilizimit gjithëkombëtar shqiptar për çlirimin e Kosovës, sepse në Koshare luftoi e gjithë shqiptaria”, u shpreh ai ndër të tjera. /Zëri