Kuvendi nis seancën solemne me një minutë heshtje për të rënët në Betejën e Koshares
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën solemne me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Betejës së Koshares.
Seanca ka nisur me një minutë heshtje për të rënët në këtë betejë, transmeton Zeri.info.
Në seancë po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. /Zëri