Vdes një 55-vjeçar në Tiranë pasi u rrëzua në vendpunishte
Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi u rrëzua aksidenalisht në vendpunishte.
Policia ka bërë të ditur se është duke punuar për t’i sqaruar rrethanat e rastit.
“Më 03.04.2024, rreth orës 09:00, te 'Kodra e Diellit', në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim të Policisë. /euronews