Kurti viziton veriun [video]
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ndodhet në veri të vendit. Ai është nisur për në Zubin Potok, pas takimit me kryetarin Lulzim Hetemi në Leposaviq.
Sipas njoftimeve të mëparshme, një pllakë përkujtimore për Enver Zymberin, polici i Kosovës që u vra në vitin 2011, do të ngrihet afër Zubin Potokut, raporton meidumi serb Kosovo-online, transmeton Zeri.info.
Takimi mes Kurtit dhe Hetemit në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit është siguruar nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.
Ljuljzim Hetemi nga Vetëvendosja erdhi në pozitën e kryetarit të Komunës së Leposaviqit me 100 vota të fituara në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vendosur që votimi për zëvendësimin e kryetarit në katër komuna në veri të Kosovës të mbahet më 21 prill. /Zëri