Vdes pediatrja nga Mitrovica, Dallëndyshe Kumnova
Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur për vdekjen e pediatres Dallëndyshe Kumnova,.
Sipas njoftimit, ajo u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në spitalin regjional “Dr. Sami Haxhibeqiri” deri në pensionimin e saj, raporton Zeri.info.
“Ndahet nga jeta dr. Dallëndyshe Kumnova (15.11.1953- 02.04.2024). Dr. Dallëndyshe Kumnova përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Pediatri e përfundoi në Kroaci, në vitin 1991. Dr. Kumnova u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në spitalin regjional ‘Dr. Sami Haxhibeqiri” deri në pensionimin e saj. Oda e Mjekëve të Kosovës ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, kolegëve dhe familjarëve të saj”, thuhet në njoftim. /Zëri