“Do të ishte bukur”, Muriqi zbulon ëndrrën për “Gardën e Nderit” nga Real Madridi

Ylli i RCD Mallorcas, Vedat Muriqi, ka treguar hapur të martën mbrëma ëndrrën e tij për t’i dhënë një “gardë nderi” njëra prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll, Real Madrid.

Mallorca do të luajë ndaj Athletic Bilbaos në finalen e madhe të Copa del Reyt, e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas.

Një javë më vonë, Mallorca e pret në shtëpi liderin e La Ligës Real Madridin dhe shpresojnë ta presin si fitues të Kupës së Mbretit.

Duke folur në një intervistë me mediumin Onda Cero të martën mbrëma, Muriqi shikoi përtej shfaqjes të së shtunës, në fundjavën që pason, kur skuadra e tij do të takohet me Real Madridin.

Për këtë çështje, Muriqi ka thënë se as nuk mund ta imagjinojë që Los Blancos t’ia bëjnë “Gardën e Nderit” në rast të fitimit të trofeut, por gjithsesi se mendon se do të ishte diçka e bukur.

“A mund ta imagjinoni një ekip si Real Madridi të na japë Gardën e Nderit për fitimin e Kupës?”, ka thënë fillimisht Muriqi në formë pyetjeje.

“T’i japin një Gardë Nderi Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë? Do të ishte bukur sinqerisht”, përfundoi ylli prizrenas. /Telegrafi