Tërmeti i rëndë në Tajvan, Hoti ngushëllon familjet e viktimave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti i rëndë në Tajvan.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore, raporton Zeri.info.

“Tërmeti i rëndë në Tajvan ka lënë disa të vdekur e të lënduar, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Prandaj, në këtë ditë të rëndë për popullin e Tajvanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Lutem për ta. Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore”, shkroi Hoti. /Zëri