Bayer Leverkusen përballet me Fortuna Dusseldorfin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkusen i Granit Xhakës do të zhvillojë sonte (e mërkurë) ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Leverkuseni është nikoqir i Fortuna Dusseldorfit në stadiumin “Bay Arena”. Ndeshja do të fillojë në orën 20:45.

Ndërkohë, kujtojmë se në gjysmëfinalen e parë Kaiserslautern shënoi fitore me rezultat komod 2-0 ndaj FC Saarbrucken. /Zëri