Shoqërohet në Polici një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia policore i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë zjarri në Badovc të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes është hasur i dyshuari, nga i cili kanë sekuestruar një pistoletë dhe një thikë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar nëntë gëzhoja.

“I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë për argëtim. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri