14 të lënduar si pasojë e aksidentit mes autobusit dhe një automjeti në Novobërdë

14 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur dje mes një autobusi dhe një automjeti transportues në fshatin Prekoc të Novobërdës.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes, kur është përplasur frontalisht me automjetin.

“Prekoc - Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri