Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orën 11:25, në rrugën “Burim Hamza” në Gjakovë, një person ka njoftuar se në një fushë ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas njoftimit të Policisë, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa Njësiti për Deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente.

“Rr. ‘Burim Hamza’ Gjakovë / 02.04.2024 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në një fushë ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa Njësiti për Deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri