Prangoset një person në Podujevë, kanosi zyrtarin policor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku ka kanosur verbalist zyrtarin policor.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 11:50, në Podujevë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar, pasi gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku ka kanosur verbalisht zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri